Policia e Strugës ka dorëzuar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj Komunës së Strugës dhe kryetarit të saj, Mendi Qyra, për shkelje të nenit 6, e dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur gjatë organizimit të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në rrugën “Marshal Tito” në Strugë, ku organizatorët nuk kanë shfaqur ose vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu siç parasheh ligji. (INA)










