Këngëtarja Adelina Ismaili para shumë vitesh ishte Miss Kosova.
E në të njëjtin vit kur mori këtë titull (1997), ajo mori pjesë në “Miss Globi International” ku do ta përfaqësonte Shqipërinë.
E këtu, ajo tha një deklaratë të madhe: “Përfaqësoj Republikën e Kosovës në Shqipëri”.
Këto fjalë të saj ishin shkak që Ambasada e Serbisë të intervenojë dhe Adelina u skualifikua nga gara.
Deklarata e saj u zbulua në emisionin “Zonë e Lirë” ku këngëtarja kosovare ishte e ftuar në vitin 2012, ku edhe zbuloi një pjesë të biografisë së saj, madje edhe vitin e lindjes.