Nëse jeni një person që ka dëshirë të martohet, me siguri se keni menduar për propozimin që do të bëni apo do të merrni.
Por sa larg do të shkonit me propozimin për martesë?
Një djalë nga Dubai, ka harxhuar goxha shumë në propozimin që i ka bërë të dashurës së tij, duke shpenzuar plot 220000 dollarë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shpenzuar 20000 dollarë vetëm në lule, ndërsa pjesën tjetër të parave në jahtin luksoz dhe në helikopterin që e ka dërguar çiftin në një hotel luksoz në Monako.