Haradinaj nuk i’a del as sot, shtyhet me një muaj gjyqi në Francë

Ramush Haradinaj nuk ka mundur të fitojë lirinë as ditën e sotme. Gjykata në Colmar të Francës vendosi ta shtyjë seancën për më datë 6 Prill. Lideri i AAK është ndaluar më 4 Janar në bazë të një urdhër-arresti serb.

Pas vendimit për shtyrje të seancës, Ramush Haradinaj ka folur para gjykatës në Colmar.

“Gjykata u ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodh është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vijë turp. Unë do të vazhdoj të qëndroj përsëri në Francë”, ka thënë Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu