E dhimbshme, vdes nga një atak astme, djali tre vjecar: “Nuk e zgjoj dot mamin”

Një vogëlush kishte mbetur në shtëpi me trupin e nënës së tij të vdekur për dy ditë pasi ajo kishte pësuar një atak astme.

Lydia Macdonald vdiq në shtratin e saj në shtëpi në Perth të Skocisë dhe djali i saj tre vjecar, Mason Martin, ishte i vetmi person tjetër në shtëpi.

Ajo u gjet, teksa po shtrëngonte aparatin e thithjes së ilacit, nga shoqja e saj e ngushte Jodi Ann kur djali i saj Mason e la atë dhe tha: “Nuk e zgjoj dot mamin!”

Nëna e Lidias, Linda Macdonald, tha për The Sun se: “Ne u shkatërruam plotësisht kur morëm vesh lajmin. Mason ishte i vetëm me të. Unë nuk e kam idenë se cfarë ai mund të ketë menduar apo cfarë ka përjetuar në ato momente,” tha Linda për The Sun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu