Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar edhe motivet se përse Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, nuk e ka përfshirë në axhendë një takim me të, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga protesta para kryeministrisë me emisionin “Opinion”, Basha mohoi zërat se ndërkombëtarët po bojkotojnë opozitën. Sipas Bashës, zonja Mogherini do takojë një përfaqësues të PD-së, edhe pse jo kryetarin, duke zbatuar kështu axhendën që ka.
“Pjesë e axhendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjesë e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD. E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe duhet futur urgjentisht në operacion. Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë” shprehet Basha.