Te rinjte e PDIU rrethojnë ambasadën maqedonase në Tiranë (VIDEO)

Një grup të rinjsh anëtarë të “Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së” po zhvillojnë një protestë para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë.

Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të partive politike shqiptare në Maqedoni, ndaj të cilave Presidenti Ivanov refuzoi formimin e qeverisë së re, duke mos pranuar kushtet e shqiptarëve.

Kujtojmë që prej disa javësh Maqedonia është në krizë qeveritare për shkak se Nikolla Gruevski i cili fitoi zgjedhjet nuk arriti të marrë mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë.

Nga ana tjetër lideri i opozitës mori së fundmi edhe mbështetjen e tre partive shqiptare duke arritur një shumicë prej 67 deputetësh, nga 61 që i duhen.

Por Presidenti Ivanov, një politikan i krahut të Gruevskit, nuk pranoi ti japë mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e re për shkak se nuk lejon një platformë shqiptare në këtë qeveri./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu