Çanta e saj e preferuar nuk përdoret vetëm për të kompletuar veshjen si një aksesor por për diçka më të rëndësishme. Me mbajtjen e saj, Mbretëresha I jep mesazhe stafit të saj për tu përgatitur.
Historiani mbretëror Hugo Vickers, ka shpjeguar sinjalet që jep mbretëresha me çantën e saj për t’i thënë stafit kur është gati të ikin apo kur do e mbarojë një bisedë, transmeton InfoShqip.com
Ai ka treguar se kur ajo lëviz çantën nga një dorë në tjetrën, tregon se mbretëresha po e përfundon bisedën dhe kur e vendos atë në tavolinë do të thotë që do jetë gati për 5 minuta për tu larguar që aty.
Sekreti I tretë është rrotullimi I unazës së martesës, shenjë kjo me të cilën mbretëresha kërkon ndihmë nga stafi për të ndërhyrë dhe për tu ‘shpëtuar’ nga një bisedë që ajo mund të mos e pëlqejë.
Një detaj tjetër është kur ajo ka të ftuar në pallatin e saj me një shenjë apo lëvizje I tregon stafit të saj se mysafirët janë duke u larguar dhe ata të hapin dyert për ti përcjellë./InfoShqip.com