Në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në ABC News, u shfaq motra e Ergi Dinit, Barbana. Ergi humbi jetën në një aksident tragjik me motor bashkë me shokun e tij.
Kjo është hera e parë që Barbana foli pas vdekjes së të vëllait ku mes dhimbjes tregoi si e përjetoi ajo dhe familja e saj këtë tragjedi.
Në një rrëfim prekës, Barbana tregoi dhe se si gjeti forcën për të ecur përpara.
“Në fillim e pata tepër të vështirë, por një natë Ergi më doli në ëndërr, e pash mbrapa meje dhe më thirri: Bana duhet të bëhesh e fortë dhe të ecësh përpara. Nga kjo ëndërr u bëra më e fortë dhe tani mezi pres ta shoh në ëndërr sepse tani kështu komunikoj me të”