Deputetët e Lëvizjes BESA takojnë ambasadorin Willian Walker (FOTO)

Deputetët e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi kanë realizuar një takim miqësor me ambasadorin William Walker.

“Një takim miqësor e dashamirës me Ambasadorin William Walker”, ka shkruar në facebook, deputeti Gashi, teksa ka postuar foto nga takimi i përbashkët. Takimi është mbajtur në Prishtinë.

Ambasadori William Walker ishte shef i Misionit vëzhgues të OSBE-së për Kosovën në periudhën 1998-1999.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu