Edhe në vitin 1944-45 gjuha shqipe ishte para gjuhës maqedonase (DOKUMENT)

Gjuha shqipe vazhdon të jetë problemi kryesor i formimit të qeverisë së re në Maqedoni. Edhe pse lideri i LSDM-së u gjunjëzua para Ali Ahmetit dhe pranoi që gjuha shqipe të jetë zyrtare edhe në kartëmonedhat dhe uniformat policore ai nuk pranoi edhe në programin e tij i cili u shpall vet kryeministër për të qeverisur vendin në të ardhmen.

Zaev deklaroi publikisht se gjuha shqipe do të jetë vetëm aty ku shqiptarët janë mbi 20 % dhe nuk mund të jetë edhe në bankënotat pasi shkelet Kushtetuta e Maqedonisë, me këtë deklaratë, ai mashtroi shumë votues shqiptarë që ia besuan votën atij në zgjedhjet e 11 Dhjetorit.

Portali TetovaSot ditë më pari publikoi një dokument ku në vitin 1947 në Maqedoni ishte gjuha shqipe si gjuhë zyrtare para gjuhës maqedonase, pas publikimit vazhdojnë të dalin dokumente të më hershme se gjuha shqipe ka qenë edhe në vitin 1944-45 zyrtare para gjuhës maqedonase.

“Parlamenti popullor i Makedonisë” në gjuhën shqipe para asaj maqedonase që dë të thotë se shqiptarët në ato vite kanë qenë më të avancuar si shtete formues se sa sot. /TetovaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu