Në “Ditën e Verës” tashmë është kthyer në traditë panairi i Policisë së Shtetit.
Helikopterë, ambulanca, zjarrfikëse, armatime dhe pajisje të ndryshme të policisë janë ekspozuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Vizitorë të shumtë janë afruar për të parë nga afaër mjetet që përdor policia në operacione të ndryshme.
Ndërkohë, me rastin e kësaj dite, në kryeqytet janë organizuar aktivitete të shumta kulturore./albeu