Hoxha i shkruan Likës: Ishe i mirë gjatë luftës por mbas luftës e harrove idealin dhe shokët e luftës

Komandant Hoxha ka reaguar pas fjalimit të sotëm të Hazbi Likës në Sellcë të Tetovës ku është përkujtuar 14 marsi i vitit 2001 që shënon fillimin e krismave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës, raporton portali “tetova1”.
Xhezair Shaqiri në profilin e tij në facebook shkruan:

“Për çdo vite fjalor i njejt banal o shoku Hazbi.
Nuk besoj se te mungon guximi ta thuash hakun por si duket interesi edhe fjalorin ta ndron, guximi shendrohet ne interes
Ne ketë fjalimin tuaj me shum u pershendeten perfituesit e luftes 2001 sesa ata te cilet dhan kontributin: deshmoret, invalidet, komandantet dhe ushtaret te cilet u vran burgosen dhe mbeten rugeve
Ishe i mir gjat luftes por mbas luftes i harove idealin dhe shoket e luftes
Dje kishe post si zv. minister i policis kur disa shok tuaj te uck u arestuan ne rastin e Sopotit dhe Avni Ajetit . Kaluan me shum se nje decenie dhe keta ish shok po dalin te pafajshem.
Cka bere ti per ta dhe familjet e tyre, a ke shku ti vizitosh apo te ju ndihmosh?
Koh mbas kohe kur mbete pa poste tregove rebelizem ndaj subjektit politik BDI ku je dhe ti por nuk thae nje fjal mjaft u ngopet me pasuri ne kuriz te UÇK-së dhe leni pak edhe per kta heronj te mjer se edhe kta kan familje dhe nevoja
Me kto fjali blla blla blla neper tubime per UÇK-në 2001 po i perdorni vetem per tjau zgjat pushtetin tradhetareve, horrave, hajnave, shpijunave dhe dilingjive por jo edhe per të perkujtuar UÇK-në.
“Mere nje jav pushim e mos u sjell ka selia u DUI por vizitoj familjaret e deshmoreve invalidet dhe veteranet e UÇK-së, ish shok tuaj dhe tone. E shifi niher se me cfar veshtirsija ja kalojn jeten shumica. Edhe per kafshat e kan problemin ne perditshmeri deri sa ju DUI keni roba qe ju vizellojn, klasa te larta, vetura te markave luksoze, te hyra mujore te tepruara”
Fillo ti vizitosh ish shoket e luftes prej ne Karadak, Likov e Haraqin, Tetovë e Gostivar dhe do te befasohesh se shumica e tyre edhe nje qaj rusi nuk kan per ta servuar jo se nuk dojn tet respektojn por nuk kan o Qelooooo”, përfundon teksti i Komandant Hoxhës.

Në fjalimin e mbajtur sot në Sellcë me rastin e përvjetorit të UÇK-së, Hazbi Lika, anëtar i kryesisë së BDI-së ka folur edhe për gjendjen aktuale politike, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e çështje tjera.

“Faji për gjendjen në të cilën ndodhemi, mungesën e perspektivës e largimin e të rinjve nga vendi duhet të kërkohet edhe në mesin tonë e jo vetëm tek pala tjetër”, ka deklaruar Lika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu