Ndërkohë që pritet dekretimi nga Presindeti Nishani të ministrave të rinj zëvëndësues të emëruar nga vetë kryeministri Rama pak ditë më parë, tensione të reja po përshijnë zhvillimet politike për shkak të ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Prej disa ditësh ish-kryeminsitri Sali Berisha me anë të postimeve në Facebook si dhe gjatë fjalës së tij tek protesta e opozitës para kryeministrisë ka akuzuar ashpër Fatmir Xhafën për një përfshirje në dënimet e diktaturës duke e quajtur “xhelat”.
Por këto akuza nuk kanë mbetur me kaq, mbrëmë në “Opinion” të Blendi Fevziut ka folur drejtëpërdrejtë nga Gjermania, motra e Arben Dukës, viktimë e komunizmit e cila me dhimbje tregonte “live” vuajtjet që ka kaluar nga dora e ministrit Fatmir Xhafaj.
“Ishte akuzë politike. Mund t’i dal Xhafës përballë. Jam e gatshme kudo që të thoni”,-tha 50 vjeçarja në një lidhje direkte nga Gjermani duke provuar sërish akuzat ndaj tij.
Akuzat ndaj Xhafës kanë agravuar dhe Partia Demokratike më në krye Lulzim Bashën me tone të ashpra deklaroi ditën e sotme se nuk do e lejojë Fatmir Xhafaj të kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat e demokratëve.
“Ndokush që se njeh mirë historinë e Shqipërisë mund ta pandehë për qengj por ata që e njohin e dinë se është ujk i vjetër. Por sot të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së brendshme përveçse mbi trupat tanë”,-tha Basha.
Të gjitha këto zhvillime dhe akuza të rënda po ndodhin në një kohë ku pritet dekretimi nga Presidenti Nishani, akuza të cilat mund të penalizojnë qeverinë Rama dhe Nishani të mos e dekretojë Xhafaj për detyrën e re që i është caktuar./albeu