Një fotografi e një çifti ku vajza është e veshur me bluzë me flamurin shqiptar dhe djali me atë të flamurit serb ka tronditur rrjetet sociale.
Foto e cila është bërë virusale nuk dihet se ku u realizua, por çifti shihet duke u puthur.
Fillimisht fotografia u publikua nga faqja në Facebook “Die Albaner”.
Poshtë fotosjanë shkruar shumë komente nga përdoruesit e këtij rrjeti social duke thënë se duhet të jetë një montazh ose provokim për publikun./Albeu