Restoranti i vëllezërve Maliku nga fshati Sllatinë e Tetovës i cili gjendet në Berlin ka fituar garat evropiale për kuzhinë Italiane dhe gjatë ditës së sotme i është ndarë medalja e vendit të parë.
“La Gioconda” është restoranti me pronar Irfan Malikun dhe që shërben ushqime italiane për klientët e vet. Me specialetetet e veta ka arritur të tërheq një numër të madh të klientëve dhe sot është kurorëzuar si restoranti më i mirë i kuzhinës Italiane nga ana e “Gastro Gold Europa”