Ceca ka kërkuar nga Zoran Zaev që të ndërmarrë masa konkrete kundër veprimtarit shqiptar. Këngëtarja serbe është shprehur se diplomati dhe veprimtari i kauzës shqiptare Fatlum Rushiti shpesh shihet në Nish, Preshevë, Sanxhak, Podgoricë, Ulqin dhe Çamëri, transmeton Botapress.info
“Shqiptaro-Amerikani Fatlum Rushiti organizon dhe koordinon aktivitete politike dhe kulturore në Nish, Preshevë, Ulqin, Podgoricë dhe Çamëri. Promovon bashkimin e kombit shqiptar. Lideri Ivica Daçiç disa herë më ka lajmëruar se Beogradi zyrtarë është tepër i shqetësuar nga aktivitetet politike të Fatlum Rushitit dhe mbahet në shënjestër të autoriteteve greko-serbe. Diplomati Fatlum Rushiti i furnizon komunitetet shqiptare me literaturë, diplomaci, logjistikë, projekte ideologjike, filozofi, marketing dhe aktivitete kulturore,” shprehet tejet e revoltuar këngëtarja serbe Ceca.
Përndryshe, mbrenda javës së kaluar, shumë personalitete të estradës muzikorë serbe siç janë: Aca Lukas, Zhelko Samarxhiq, Zdravko Çoliq, Aleksandra Radoviq, Dragana Mirkoviq, Dara Bubamara dhe Jelena Karleusha janë shprehur të revoltuar dhe e kanë kërcënuar veprimtarin shqiptar në rrjetet sociale.