Nuk mungojnë gjestet e qytetarisë, të cilat shfaqen përditë e më shumë.
Një ditë më parë në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi Gjelal Bidaj ka dorëzuar në mënyrë vullnetare disa sende personale të një qytetare të cilat i kishte gjetur në rrugë në lagjen “Apollonia”.
Menjëherë pas dorëzimit të sendeve nga ana e Policisë së Fierit, u njoftua shtetasja e cila kishte humbur telefonin, portofolin dhe një shumë lekësh brenda në të si edhe kartën e identitetit.
Pas marrjes së njoftimit, gruaja u paraqit në Komisariat për të tërhequr sendet.
Kjo e fundit ka falenderuar shtetasin Bidaj për gjestin e bërë.
Drejtoria e Policisë Fier, falenderon qytetarin për ndihmesën, korrektësinë dhe bashkëpunimin dhe fton të gjithë qytetarët të vijnë në ndihmë të uniformave blu me aq sa munden.
Faleminderit!