Populli maqedonas nuk din se si ndryshe të shpreh nacionalizmin e tyre përpos duke kryer vepra vandale dhe duke vandalizuar gjithçka që i’u del para dhe i’u pengon, njofton Zhurnal.
Në të njejtën mënyrë “patriotët maqedonas” të Ohrit kanë shprehur urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve duke thyer tabelën në hyrje të filialës së Fondit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë – Ohër, vetëm në pjesën ku është shkruar në gjuhën shqipe.
Kjo nuk është hera e parë që maqedonasit kryejnë vepra të tilla, por nuk besojmë se do të jetë dhe e fundit. Urrejtja politike që po imponohet tek populli po shtynë njerëzit që të kryejnë kësi lloj vepra vandale. Shpresojmë të mos ketë më kësi lloj provokimesh sepse nga këto vepra më të vogla mund të ndizet ndonjë shkendi më e madhe dhe të tensionohet situata edhe më tepër.