Vrasësi serial më i keq në Rusi, gjatë një deklarate thotë se ka qenë një bashkëshort dhe babai i mirë, ndonëse akuzohet se ka vrarë të paktën 82 gra gjatë dy dekadave.
Rastet datojnë që prej vitit 1992, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe deri më 2010. Ai sapo ka konfirmuar se viktimat e tij ishin nga 17-38 vjeçe. Në dëshminë e dhënë nga rastet makabre, ai ka përshkruar për hetuesit kriminal se si e ka mundur që të ndajë jetën e tij si kryefamiljar dhe si vrasës i etur për gjak.
“Kisha një jetë të dyfishtë”, tha ai për hetuesit që po merren me çështjen në fjalë. “Në njërën jetë isha një person i rregullt, në shërbim si punonjës policie dhe kisha opinion shumë të mirë në punën time. Kisha një familje. Gruaja dhe vajza më konsideronin si një bashkëshort dhe baba të mirë. Në jetën tjetër kam kryer vrasje, të cilat i kam fshehur me kujdes nga të gjithë”
Mikhail Popkov 53 vjeç, është akuzuar zyrtarisht për 60 vrasje të reja, duke shtuar edhe 22 të tjerat të cilat ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Popkov, një ish-punonjës policie ka rrëfyer gjithashtu se i ka vrarë gratë, sepse donte të që spastronte qytetin e tij siberian, Angarsk nga ‘prostitutat’ dhe ‘femrat imorale’. Prokuroria beson se 82 viktimat fillimisht janë rrëmbyer dhe më pas përdhunuar, përpara se ai t’i therte ato me thika, sëpata apo kaçavida.