Deputeti i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, ka bërë një “selfie” gjatë debatit në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Bashkangjitur “selfies” të postuar në Facebook, ai ka kujtuar edhe bisedën e publikuar në rastin “bombat”, ku ministri i Financave Zoran Stravrevski thoshte për bashkëpartiakët e tij se ata nuk janë “normal”.
“Edhe ne se kemi lehtë… Stavrevski kishte të drejtë, këta janë të çmendur!!!”, ka shkruar Zekiri. /albeu