Ivanka Trump ka dëgjuar zërat kritikues dhe do të bëhet punonjëse qeveritare në ditët e ardhshme, ka bërë të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Vajza e madhe e Presidentit Donald Trump do të jetë punonjëse pa pagesë në sektorin ekzekutiv të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Gazeta Express.
“I kam dëgjuar shqetësimet që i kanë disa për rolin tim këshillues për presidentin në kapacitetin personal, ndonëse duke respektuar vullnetarisht rregullat e etikës”, ka thënë Ivanka Trump nëpërmjet një komunikate.
“Do të shërbej si një punonjëse pa pagesë në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, duke respektuar të njëjtat rregulla si punonjësit e tjerë federalë”, ka treguar Vajza e Parë.
“Gjatë këtij procesi, kam biseduar gjerë e gjatë me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarët e mi personalë, për të adresuar natyrën e paprecedentë të rolit tim”, ka treguar Ivanka Trump.
Tani, Ivanka Trump do të jetë zyrtarisht ‘këshilltare’ e Presidentit, dhe do ta plotësojë Formularin 278, që do të thotë se ajo do të obligohet ligjërisht të respektojë rregullat e etikës.