Të gjithë po tallen me statujën e Ronaldos, por a e ka pëlqyer ai vetë? (FOTO)

Statuja e Cristiano Ronaldos është kthyer në sensacion në rrjetet sociale.

Shumë persona në rrjete sociale e media të huaja, janë tallur me statujën e portugezit, e po asthu edhe me skulptorin që e ka bërë atë.

Ky i fundit nuk ka mundur të mos reagojë karshi gjithë atyre komenteve për punën e tij.

Emanuel Santos ka thënë se Ronaldo është deklaruar i kënaqur me punën e tij, ku ka kërkuar vetëm disa modifikime të vogla.

“Unë isha me vëllanë në Muzeun Cristiano në Madeira dhe nga mesazhet që futbollist më dërgoi, mund të them se ishte i kënaqur”, ka deklaruar Santos.

“Ronaldo më kërkoi që të modifikohen vetëm disa rrudha në fytyrë, të cilat i shfaqen kur qesh”./Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu