Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe është një ndër figurat publike më aktive në rrjetet sociale, ku publikon momente nga jeta e saj profesionale por edhe nga ajo jashtë muzikës.
Por një video e publikuar në rrjetin social Instagram nga aktori i “Portokallisë” Rezart Valeshnja, ku shihet duke e imituar atë, mesa duket e ka bërë shumë për të qeshur këngëtaren.
Kjo e fundit e ka shpërndarë videon me fansat në Instagram, ndërsa e ka “kërcënuar” aktorin e njohur për rolin e tij si “Betim Spërdhima” se do ta ‘vrasë’.
“A ta vras a po ta lë, gjej vend dhe futu o Betim Sperdhima”, -shkruan Aurela Gaçe në mbishkrimin e videos./albeu