Ambasadori shqiptar thirret nga Popovski: Tirana po na përzihet në punët e brendshme

Dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është thirrur për bisedë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
Në komunikatën e MPJ-së thuhet se shkak janë “deklaratat ofenduese të shpeshta dhe komentet nga persona zyrtarë të Republikës së Shqipërisë drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

“Në takim është potencuar se deklaratat e Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është ofendim dhe diskriminim drejt maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu