Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëroi sot zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit, por pa saktësuar se cilat do të jenë hapat e ardhshme të kësaj partie për t’i dhënë fund debateve të pafund të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në ditën e 7-të të seancës kuvendore u fol për dyshime të reja ndaj krerëve të VMRO-së për shpenzim të parave nga buxheti i shtetit.
Partia e Gruevskit nga ana tjetër akuzon LSDM-në se po punon kundër interesave të shtetit.