Deputeti i BDI-së Ejup Alimi në një diskutim që kanë pasur me grupet punese të partive politike pas pauzës në Kuvend, kishte pasur një telefonatë private me Kryetarin e Tiranës Erion Veliaj, ku i njëjti kishte ofruar një ofertë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, kush e përmend më shumë do të ketë një vikend pa pagesë në Tiranë, njofton TetovaSot.
Për këtë ofertë Alimi kishte kërkur nga Veljanovski që të iu paraqes të gjithë deputetëve në Kuvend, i cili pasi foli për këtë ofertë kërkoi edhe nga shërbimet e parlamentit që të mbajnë evidencë për këtë ofertë nga Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.