Tragjike, ishte duke ecur në rrugë, ja çfarë ndodh me të moshuarin

Një i moshuar ka humbur jetën në mënyrë të papritur teksa ishte duke ecur në rrugët e Tiranës.

V.A, 83 vjeç, banues në kryeqytet, është ndarë nga jeta një ditë më parë. Ai ishe duke ecur në këmbë në rrugën “Ferit Xhajko”, kur është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, që shtojnë se materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu