Heroi i Nihanit, aktorja turke Neslihan Atagul, çdo ditë e më shumë po e dëshmon dashurinë që ka për bashkëshortin e saj aktorin Kadir Dogulu.
Ajo sot ka postuar një fotografi të Kadirit në Instagram ku e ka cilësuar atë si heroin e saj si dhe pa dyshim që nuk ka harruar t’i thotë: Të dua!
Ndërkohë që edhe Dogulu duket mjaft simpatik në fotografinë e relaizuar në shkretëtirë, përcjell rtv21.tv
Çifti i njohur turk u takuan në xhirimet e serialit “Fatyh Harbie” ku të dy ishin protagonistë. Ata u martuan në korrik të vitit të kaluar. Sa i përket karrierës aktorja është duke vazhduar me xhirmet e serialit “Kara Sevda”.