Një vajzë, afro 8-vjeçe, e cila është gjetur dy muaj më parë duke jetuar mes një tufë majmunësh në Indi, mund të përfundojë në jetimore, pasi nuk është zbuluar asnjë lidhje familjare e mundshme.
Fëmija e cilësuar si “vajza Mogli”,ka vështirësi në komunikim me njerëzit dhe që mund të ecte vetëm duke mbështetur në tokë duart, është tërësisht e vetme, është shprehur një specialist fëmijësh, raporton Daily Mail.
Ajo u gjet në zonë pyjore në Bahraich në veri të Indisë dhe duket se ka filluar të përshtatet me ecjen me dy këmbë nga momenti që ka ardhur në spital.