Një qytetar nga Johannesburgu është shokuar kur ka shkuar të marrë kos në frigoriferin e një supermarketi, por është përballur me një piton prej 4 metrash i gjatë.
Menaxheri i supermarketit Martie Esnouf, ka thënë se kjo ngjarje i ka shokuar të gjithë:
Ishte një piton katër metra i gjatë, ishte në frigorifer dhe mund të ketë ardhur nga pjesa e pasme e frigoriferit”, është shprehur ai.
Supermarketi është mbyllur për 48 pas kësaj ngjarje dhe siç raportojnë mediat do të rihapet më pas.
Pitoni është dërguar në Parkun Nacional në qytetin Kruger./Albeu