Anulohet ndeshja Borussia Dortmund – Monako, shpërthimet godasin autobusin e Borussia

Media gjermane ‘Bild’ raporton se ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monakos, është anuluar, shkaku i një shpërthimi që ndodhi në autobusin e skuadrës vendase, derisa po linte hotelin në drejtim të stadiumit.

Tre shpërthime goditën autobusin që po transportonte ekipin e futbollit Borussia Dortmund në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Sipas disa njoftimeve, lojtari Marc Bartra është plagosur dhe është dërguar në spital.

Ekipi shkroi në Twitter se lojtarët tjerë janë mirë dhe se nuk ka rrezik në apo përreth stadiumit Signal Iduna Park në Dortmund.

Agjencia AFP tha se dritaret e autobusit janë thyer nga shpërthimet.

Ndeshja e planifikuar me Monakon është shtyrë për të mërkurën.

Borussia Dortmund është aktualisht në vendin e katërt në tabelën e Bundesligës gjermane./Rel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu