Luftë ndaj Koresë së Veriut? Trump: Dërgova nëndetësen më të fuqishme (FOTO)

Tensioni në gadishullin korean është në maksimumin e tij gjatë viteve të fundit ku diktatori Kim Jong Un ka deklaruar se do të godasë me armë bërthamore flotën amerikane që është vendosur në ujërat e Koresë së Jugut në përgjigje të provave të raketave nga Korea e Veriut, shkruan Albeu.com.

Në një intervistë të dhënë për Fox Neës, i pyetur nëse mendonte se diktatori Kim Jong Un është në “rregull” mendërisht, ai është përgjigjur se këtë gjë nuk e dinte, por se gjithashtu nuk mund të thoshte se çfarë do të ndodhte më tej në krizën e fortë që ka shpërthyer në detin e Japonisë.

Gjatë intervistës, Trump ka bërë një kërcënim të hapur ndaj Koresë së Veriut duke thënë: “Ne kemi dërguar një flotë shumë të fuqishme. Këtë di ta them. Kemi ushtrinë më të fortë në botë dhe gjithashtu kemi nisur nëndetëse më të fuqishme se aeroplanmbajtësja. Ai (Kim Jong Un sh.r) po bën gjënë më të gabuar”.

Më parë, Trump kishte shkruar në Twitter se Korea e Veriut ishte në kërkim të problemeve, shkruan Albeu.com duke shënuar kështu gjuhën më të ashpër ndaj diktatorit korean.

Tensioni është i lartë në zonë edhe për faktin se ushtria kineze ka dërguar rreth 150 000 trupa në kufi me Korenë e Veriut si një parapërgatitje ndaj një sulmi të mundshëm të amerikanëve kundër diktatorit Kim Jong Un.

Më parë, administrata e Trump i kishte kërkuar Kinës që të bëhej palë në zgjidhjen e krizës së raketave bërthamore të Koresë së Veriut.

“Nëse Kina na ndihmon, do të ishte mrekulli, por nëse jo, në dimë si t’i zgjidhim problemet edhe vetëm”., – deklaroi dje Trump duke shënjestruar direkt Korenë e Veriut.

Pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën me 59 raketa “tomahawk” një bazë ajrore të regjimit të Asad, sulm i cili u lexua si një paralajmërim edhe ndaj Koresë së Veriut. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu