A po përgatitet një skenar i ri te Liqeni i Smilkovës?

Në pesëvjetorin e vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, një skenar i ri po përgatitet nga qarqe kriminelo-politike në prag të festave të Pashkëve, kanë paralajmëruar burime diplomatike në Shkup.

Qëllimi i skenarit është që të shkaktohet urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni, me qëllim që të krijohen kushte për mbijetesën e qarqeve të lartpërmendura në politikë.

Këto burime kanë thënë se pas demaskimit në mediume, qarqet që dëshirojnë të krijojnë këtë skenar mund ta ndryshojnë lokacionin, por vështirë se do të heqin dorë prej tij, pasi e kanë me rëndësi jetike shkaktimin e një kaosi të kontrolluar.

Ndryshe 5 vjet më parë, më 12 prill 2012, u vranë në mënyrë misterioze pesë persona nga Shkupi, duke peshkuar.

Katër prej tyre ishin djelmosha të rinj prej 18 deri më 21 vjet nga lagja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Neqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, por edhe 45 vjeçari Borce Stevkovski nga fshati Creshevë.

Më 30 qershor 2014, Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta dënohen me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për mungesë provash, një i pandehur tjetër lirohet.. Ende pritet ekstradimi i të akuzuarit të parë Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq të cilët janë dënuar në mungesë.

Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu