Ushtarë dhe shërbime të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar biseda mes ushtarëve sirianë dhe ekspertë të përfshirë në përgatitjen e sulmit kimin në Idlib. Lajmi është konfirmuar nga një burim zyrtar amerikan për CNN. regjistrimet ishin pjesë e materialit të shërbimit inteligjent që u analizua pas sulmit. I njëjti burim ka theksuar se ndër të tjera Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin në dijeni të sulmit
Shtetet e bashkuara të Amerikës zakonisht mledhin një numër të madh regjistrimesh të komunikimeve në zona si Siri dhe Irak, material që shpesh nuk analizohet, përvec se në rast të një ngjarjeje të vecantë që kërkon konfirmimin e analistëve ekspertë.
Sipas raportimit të CNN, ndër të tjera është vërtetuar se Rusia nuk është e përfshirë në asnjë prej këtyre komunikimeve, pasi rusët janë më të vëmendshëm për të evituar që komunikimet e tyre të regjistrohen.










