Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një ndër flotat më të fuqishme në gadishullin korean, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vendosur të sfidojë Presidentin Donald Trump me shpërthimin e një tjetër bombe bërthamore.
Duke njoftuar mediat që të bëhen gati për një “ngjarje të madhe” mësohet se diktatori Kim Jong Un do të urdhërojë bërjen e një testi tjetër bërthamor në atë që ata e quajnë “Dita e Diellit”, e cila përkon me ditën e shtunë të kësaj jave, shkruan Albeu.com.
Pritet që kjo ngjarje të tensionojë edhe më tepër situatën në gadishullin korean, ndërkohë që edhe qeveria kineze ka afruar 150 000 trupa në kufirin me Korenë e Veriut në pritje të një sulmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Albeu











