Shqiptari Xhevahir Hasanaj shpallet kadeti më i mirë i huaj në Akademinë Ushtarake Britanike (FOTO)

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, sot ka marrë çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Kadeti Hasanaj çmimin ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Sot dy oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që kadetët e FSK-së marrin këtë çmim në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

Herën e parë oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha ishte shpallur kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu