Erdogan shpall fitoren dhe paralajmëron referendum të ri për kthimin e dënimit me vdekje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në referendumin e mbajtur sot në Turqi.

Sipas rezultateve të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadoly Agency (AA), 51.3 për qind e turqve i kanë thënë “Po” ndryshimit të sistemit në Turqi ndërsa 48.7 për qind janë deklaruar kundër.

Por pavarësisht fitores së ngushtë, kanë surprizuar qytetet kryesore si Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Antalja dhe Adana, ku ndryshe nga herët e kaluara, shumica kanë votuar kundër Erdogan. Erdogani ka shënuar fitore kryesisht në zonat rurale.

Menjëherë pas publikimit të rezultateteve, Erdogan ka paralajmëruar një referendum të ri, atë për vendosjen e dënimit me vdekje, shkruan The Guardian. Ai ka deklaruar se puna e parë që do të bëjë pas fitores është fillimi i bisedimeve me mbështetësit e tij për organizimin e referendumit të ri.

Ndërkohë, dy partitë kryesore opozitare po i kundërshtojnë rezultatet, duke u ankuar për manipulime të shumta. Partia Republikane (CHP) ka njoftuar se ka ankimuar në KQZ 60% të vendvotimeve pasi sipas tyre, ka shkelje të mëdha dhe mbushje kutish.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Erdogan mund të mbetet në pushtet në Turqi deri më 2029, me një fuqi të palimituar dhe të pakontrolluar nga asnjë institucion tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu