Ja cili shtet e uroi Erdoganin i pari

Ushtria siriane e Al-Kaidës, grupi Ahrar Al-Sham uroi Presidentin Turk Erdogan për referendumin dhe e quajti atë “Vëlla”.

Grupi i lidhur me Al-Kaidën në Siri uroi Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për rezultatet e referendumit dhe e quajti atë “Vëlla”, shkruan agjencia kurde e lajmeve ANF.

Mesazhi u shpërnda nga grupi Ahrar Al-Sham si vijon:

“E urojmë vëllain tonë Presidentin Tajip Erdogan dhe i urojmë atij sukses në përpjekjet e tij për ta ngritur Turqinë dhe botën islame”.

Ky është urimi origjinal i postuar në Twitter nga njëri prej anëtarëve të këtij grupi. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu