Kjo politikane do të jetë presidente e Shqipërisë (FOTO)

Nisin aludimet e para se kryeministri Edi Rama ka bërë për vete disa deputetë të Partisë Demokratike.

Të paktën sipas drejtorit të gazetës “Telegraf” Engjëll Musaj janë 8 deputetë të PD që janë gati të dalin kundër vendimit të partisë së tyre dhe të bashkëpunojnë me kryeministrin Rama kundrejt benefiteve.

I ftuar në një penal në emisionin “Debati në Channel One” për të komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm të Gjemarnisë Sigmar Gabriel Musaj tregoi se vetë ai kishte kontakte me tre deputetë të PD, ndërkohë që numri i atyre që janë duke bashkëpunuar me Ramën është 8.

Musaj shkoi më tej kur tha se një nga benefitet e këtij bashkëpunimi është që deputetja e PD Majlinda Bregu të behet presidente e propozuar nga kryeministri Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu