Ndërkohë që e gjithë bota është në ethet e një lufte të re në gadishullin korean, e cila mund të nxisë një konflikt më të gjerë si edhe përdorimin e armëve bërthamore, një kompani gjeorgjiane i vjen në ndihmë qytetarëve me ndërtimin e një super bunkeri 10 metër nën tokë, i cili përballon çdo sulm me armë të fuqishme, përcjell Albeu.com.
Bunkeri ka një hapësirë prej rreth 130 metër katror dhe është i ndërtuar me beton një metër të trashë si edhe i futur 10 metra nën tokë.
Brenda bunkerit janë ndërtuar katër apartamente si edhe dhoma ajrimi kundër sulmeve me armë kimike dhe biologjike.
Ky sofistikim, sigurisht që e ka një çmim të kripur dhe s’mund të përballohet nga të gjithë.
Bunkeri kushton rreth 17 milion dollarë.











