E vërteta për rastin “Monstra” fshihet thellë në qendrën e VMRO-DPMNE-së dhe në Ministrinë për Punë të Brendshme. Kështu shkruan “ohridsky”.
Në tekst thuhet se redaktorit i redaksisë së “ohridsky.net” nëpërmes një telefonate, më 2 prill 2012, është informuar se po përgatitet një skenar në rajonin e Likovës dhe Radushë, se ka persona të uniformuar të UÇK-së dhe se duhet bërë apel në opinion, sepse ekziston mundësia që para festave të ndodh ndonjë ngjarje ku mund të pësojnë persona të pafajshëm.
Sipas asaj që shkruhet në tekst personi që ka informuar në redaksi është i punësuar në Agjencinë për kundërzbulim, person i njohur për redaktorin.
Pas apelit të redaksisë, një ditë pas, autori tregon se ka marrë telefonatë dhe është qortuar pse ka publikuar lajm të ndijshëm, sepse është krijuar panikë e madhe.
“10 ditë rresht redaktori i portalit të njëjtë ka marr telefonata të shumta për informacionin, deri në datën kritike të 12 prillit 2012. Atëherë doli Gordana Jankullovska me lotë krokodili dhe tregoi shqetësim për ngjarjen dhe se vepra ka qenë terroriste, e cila përnjëherë erdhi nga qielli dhe se ohridsky ka gënjyer?!”- thuhet tutje në tekst.
Në po të njëjtin tekst autori tregon se rrëfimin do ta vazhdon në pjesën tjetër të tekstit, ku do të zbulojë se e kujt është vetura kush janë kryerësit dhe si Ivanov dhe, siç thuhet në tekst, banda e VMRO-DPMNE-së kanë skenuar vrasje./fol.mk










