Modelja shqiptare në vëmendjen e mediave greke: ‘E pamundur ti afrohesh prej të dashurit’

Kohët e fundit modelja seksi Kristin Prengaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të udhëtimeve të saj luksoze dhe të dashurit të saj.

Megjithatë duket se jeta e saj luksoze dhe udhëtimi më i fundit në ishullin e Mikonos nuk ka kaluar pa u vënë re nga edhe nga mediat greke. Ka qenë vetëm Prengaj, e  cila në rrjete sociale ka publikuar foto nga ky artikull i shkruar për të ku thuhej se bukuroshja kishte çmendur ishullin me format e saj.

“Prengaj u shfaq me rroba banje sensuale në Ditën e Pashkëve dhe çmendi të gjithë meshkujt, por askush nuk mund t’i afrohej pasi ishte me të dashurin e saj. Më pas çifti është larguar me motor uji,”-shkruajnë mediat greke, të cituara nga Express. Duket se këto komente i kanë pëlqyer modeles shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu