Makina shpërthen në flakë në mes të Shkupit

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur mëngjesin e sotmën në kryqëzimin kryesor të Shkupit, pasi një automjet i tipit “Yugo” ka shpërthyer në flakë.

Sipas “Telegrafit” shoferi i automjetit është hedhur nga dritarja e makinës menjëherë pas shpërthimit të flakëve.

Automjeti është mbushur me tym pjesën e rrugës para “Pallatit të drejtësisë” në Shkup, ndërsa zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht shoferi i automjetit ka shpëtuar nga icidenti i cili mund t’i kishte rrezikuar jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu