Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, gjatë një interviste për “European Western Ballkans”, se Ballkani nuk ka qenë kurrë prioritet i Bashkimit Europian, dhe se BE-ja nuk është e interesuar për zgjerim, sidomos kur bie fjala për këtë pjesë të Europës.
Sipas tij, ndikimi rus në Ballkan është i qartë dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të republikës autonome serbe në Bosnje, Milorad Dodik.
Ai gjithasht thotë se ndikimi i Rusisë është më i përhapur në Serbi sidomos për ekonominë, pasi sipas tij, tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE. /albeu










