Çfarë do të ndodh me Ramush Haradinajn me 27 prill?

E enjtja e 27 prillit do të jetë hera e tretë që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të dalë para gjykatës në Francë.

Që nga ndalimi i tij nga autoritetet franceze me 4 janar, nuk munguan deklaratat se ai është ‘pastruar’ me drejtësinë në Tribunalin e Hagës dhe se do të lirohet, shkruan Bota sot.

Por, kështu nuk ndodhi në dy seancat e kaluara që u bë gjykimi.

Haradinaj vazhdon të qëndrojë në Francë në pritje të vendimit, derisa nga Serbia vazhdimisht kanë dhënë deklarata për ekstradimin e tij në Serbi.

Lidhur me këtë, nënkryetari i AAK-së, Avni Arifi, njëherësh këshilltar i të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” se është absurde që të ketë proces në Serbi, pasi ai është përballur me drejtësinë në Hagë dhe ka dalë i pafajshëm.

“Ne besojmë se me 27/04/17 do të korrigjohet një gabim i madh i autoriteteve Franceze. Ramush Haradinaj është përballur 2 herë me prokurorinë e Hagës. Në të dy rastet mijëra dëshmitarë janë intervistuar. Është absurde që të ketë proces në Serbi për këtë rast apo cilindo rast të luftës në Kosovë, sepse asnjë rast nuk ka mbetur pa u hetuar nga Tribunali i Hagës.  Procesi ne Strasbourg nuk është proces që ka lidhje me drejtësinë”, ka deklaruar Arifi./BS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu