Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ka prova se shqiptarët, përmes tre biznesmenëve të tyre, janë duke planifikuar që të blejnë tokë dhe fabrika në jug të Serbisë, por që Serbia do të gjejë një mënyrë për të mbrojtur interesat e saj.
Në konferencën për shtyp, Vuçiqi ka thënë se këto transaksione janë planifikuar që të kryhen me anë të njerëzve të tjerë në mënyrë që të mos jenë të dukshme dhe se autoritetet në Beograd janë në dijeni të planit, raporton Blic, transmeton Tetova1.
Duke iu përgjigjur pyetjen nëse udhëheqësi i shqiptarëve në jug të Serbisë, Jonuz Musliu, do të përgjigjet penalisht për deklaratat në lidhje me nevojën për formimin e një “Shqipërie të Madhe”, Vuçiqi u bëri thirrje të gjithëve që të lejojnë autoritetet që të bëjnë punën e tyre dhe shprehu besimin se ata do të marrin një vendim që do të jetë në interesin më të mirë të shtetit .