Pas ngjarjeve të fundit në Maqedoni, ku protestues të shumtë hynë në parlament duke sulmuar gazetarë dhe deputetë me një status në Facebook ka reaguar edhe gazetari Bekim Laçi ku flet në lidhje me himnin shqiptar që u “këndua” nga deputeti i Lëvjzes Besa, Zeqirija Ibrahimi. Gazetari Laçi ndër tjerash thotë:
“Të mendosh se himni shqiptar ka shkaktuar incidentin në Parlament, është njëjtë si të besosh se vërtetë “platforma e Tiranës” ka qenë pengesë për mosdhënie të mandatit për Zaevin, dhe nese beson, kjo eshte naive.
Pushtimi i Parlamenti për një kohë të gjatë është promovuar si mundësi nëse Talati zgjidhet për kryeparlamentar, që edhe ndodhi sot.
Ndodhi pikërisht ky skenar, “qytetarë të pakënaqur pushtojnë Parlamentin të shqetësuar për të ardhmen e vendit i cili rrezikohet nga shqiptarët”, përfundon Laçi. /InfoShqip.com