Austria ndan 500 mijë euro për të ndihmuar familjet e përmbytura në Maqedoni

Edhe Austria do të ndajë plotë 500 mijë euro ndihmë për Maqedoninë.

Këtë e ka konfirmuar vet ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc ku tha se këto mjete do të vendosen në krejtësisht në dispozicion të Kryqit të Kuq të Austrisë dhe Maqedonisë.

Mjetet do të duhet të shfrytëzohen për evakuimin e personave në banesa të përkohshme, dhe për nevoja të tjera të domosdoshme nga familjet e përmbytura.

“Nënkuptohet që Austria si partneri i ndihmon Maqedonisë. Nuk duhet t’i lëmë njerëzit të vetëm në këtë gjendje pas vërshimeve”, ka theksuar Kurc”./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu