Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, është bërë lideri më i rëndësishëm i jashtëm që e kritikon rolin e Ivanka Trump në Administratën e babait të saj, duke e quajtur atë nepotizëm.
Duke folur për grupin medial Funke, Gabirel e përshkroi rolin e Ivanka si këshilltare e presidentit Donald Trump, i cili është babai i saj, si nepotizëm.
“Për mua ka disa gjera që mbesin të çuditshme, si për shembull vizita e vajzës së tij (Trump) në Gjermani, e cila u trajtua gati si ngjarje botërore, ndërsa përzierja e politikës me familje dhe biznes na e kujton nepotizmin, gjë që do të ishte e paimagjinueshme këtu (në Gjermani),” ka thënë Gabriel.